Drenica rikthen Ukën, Rogovën e merr nga Vëllaznimi

08 janar 2021 | 17:40

Skuadra e Drenicës nga Skenderaj të premten ka vazhduar të përforcohet për sezonin pranveror.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit Kreshnik Uka dhe Dardan Rogova. Sulmuesi Uka është rikthyer në skuadrën kuqezi, kurse Rogova për herë të parë do të djersijë fanellën e klubit nga Skenderaj.

“Sulmuesi vendas Kreshnik Uka ka ardhur në formë huazimi për gjashtë muaj nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi. Ukën e njohim të gjithë, dhe ai do t’i ndihmojë skuadrës për stinorin pranveror. Ai luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe që nga dita e premte është vënë nën ‘urdhrat’ e trajnerit Bledar Devolli. Ndërkohë, edhe një sulmues tjetër zbarkon në Drenicë. Fjala është për ish-sulmuesin e Besës dhe, së fundmi, Vëllaznimit, Dardan Rogova. Ky i fundit është sulmues krahu dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin”, thuhet në njoftimin e KF Drenica.

Drejtuesit e klubit nga Superliga janë zotuar se shumë shpejt do t’i zyrtarizojnë  edhe marrëveshjet me disa futbollistë të tjerë të spikatur që do ta përforcojnë skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit në Superligë.

Të enjten Drenica ka prezantuar dy përforcimet e radhës në afatin kalimtar të janarit, qendërmbrojtësin Eglantin Gjonin i cili, së fundmi, ka qenë pjesë e Llapit dhe mesfushorin Donald Rapo që ishte pjesë e Laçit në Shqipëri.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi tani është i lumtur dhe mund të qëndrojë…