Drenica transferon Avdullin dhe Arrabalin

19 gusht 2021 | 16:31

KF Drenica ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dyshen e Arbërisë, Qlirim Avdulli dhe Bruno Arrabal Passamani. Mbrojtësi Avdulli është bashkuar me skuadrën kuqezi, ndërsa Arrabal do të bashkohet sapo të kompletojë dokumentacionin.

“Skuadra në ditët e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Qlirim Avdulli. Lojtari ferizajas  do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, pasi ka nënshkruar kontratë një (1) vjeçare, me mundësi vazhdimi.  Lojtari me parë ishte bashkuar më ekipin dhe është i gatshëm për edicionin e ri që do të nis këtë fundjavë.  Ndërkohë mesfushori me tipare mbrojtëse, Bruno Arrabal Passamani ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të edicionit 2021/22. I njëjti do të bashkohet më skuadrën sapo të kompletojë dokumentacionin, pasi lojtari momentalisht gjendet në Brazil”, thuhet në njoftimin e KF Drenica.

Ndeshjen e parë skuadra kuqezi nga Skenderaj do ta zhvillojë kundër SC Gjilani.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e mijërave afganëve që po lënë atdheun për…