Drenica transferon ish-lojtarin e Bragës
Braziliani , Jose Denisson Silva Dos Santos, është përforcimi i ri i ekipit të Drenicës për stinorin pranveror.
Ish-lojtari i skuadrës së njohur Braga në Portugali, tashmë do të bartë fanellën kuq e zi të Drenicës.
23-vjeçari u bashkua dje (18 janar), me ekipin kurse sot u paraqit për rreth 20 minuta më ekipin në miqësorën ndaj Gjilanit, ku ishin minutat e para për të në ekipin e Drenicës.
Denisson Silva, ka qenë anëtar i Bragas për shumë vite ndërsa kohëve të fundit është aktivizuar në Braga B. Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe sulmues anësor.
Në kampionatin e fundit Jose Denisson ka bërë 42 paraqitje me skuadrën e Bragas.
Ky është përforcimi i nëntë (9) për skuadrën kuqezi në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror 2020/2021.