Drenica transferon Muratin dhe Ollurin, rinovon me Thaqin  

01 shtator 2020 | 16:06

KF Drenica ka prezantuar të martën dy futbollistë të ri, derisa ka vazhduar kontratën me një tjetër futbollist.

Sulmuesi Almedin Murati dhe mesfushori Gentrit Olluri janë veshur me ngjyrat kuqezi, kurse besnik këtyre ngjyrave i ka qëndruar edhe Arbios Thaqi, i cili edhe një vit tjetër do të jetë pjesë e Drenicës.

“Në ambientet e KF Drenica, sot është prezantuar sulmuesi Almedin Murati. Sulmuesi ishte pjesë e shumë skuadrave kosovare, ndër to edhe Vëllaznimi dhe Drita, kurse se fundmi ishte pjesë e KF Besa. Gjithashtu është arritur marrëveshja edhe me një lojtar tjetër, fjala është për Gentrit Ollurin. Ky i fundit ishte pjesë e Ramiz Sadikut, kurse roli i tij është mesfushor dhe qendërmbrojtës. Olluri po ashtu ka nënshkruar kontratë më klubin. Ndërkohë Arbios Thaqi, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Thaqi tashmë do të jetë i gatshëm të vihet nën urdhëratë e trajnerit, Fadil Rama”, thuhet në njoftimin e Drenicën.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Ivan Rakitiq është rikthyer te Sevilla. Mesfushori kroat që…