Drenica zyrtarizon trajnerin dhe transferimet
KF Drenica ka lajmëruar në orët e mbrëmjes së ka arritur që me në fund të regjistrojë lojtarët dhe transferet e tyre në Superligën e Kosovës. Skuadra drenicase, që ka jetëgjatësinë më të madhe në elitën e futbollit kosovarë kanë zyrtarizuar edhe trajnerin e tyre
KF Drenica do të jetë e gatshme për të luajtur ndeshjen e nesërme që do ta luajë në shtëpi kundër Llapit.
Skuadra drenicase nuk ka qenë në gjendje që t’i regjistrojë transferët e tyre të reja deri para një jave, ku kishte marrë dritë të gjelbër nga FIFA.
Bekim Shotani është emëruar trajner i klubit, ndihmës i të cilit është Sami Geci. Stafi teknik i skuadrës është kompletuar me Liridon Kukaj kurse trajner i portierëve është emëruar Bekim Xani.
Ndërkaq lista e lojtarëve të transferuar që janë regjistruar sot nga Drenica janë:
1.Florent Avdyli, mesfushor, i cli ka luajtur për skuadrat e njohura kosovare, dhe se fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, nga ku behët pjesë e KF Drenica.
- Ardian Hoti, qendërmbrojtës, ishte pjesë e Llapit dhe disa skuadrave kosovare, kurse se fundmi u paraqit për FC Malisheva, ekip nga i cili u transferua në klubin tonë.
3.Altin Vojvoda, sulmues me pozicion, një lojtar i zhvilluar në akademinë e futbollit në KF Drenica, derisa në vitet e fundit u paraqit me mjaftë sukses në skuadrat vendore të KF Arbëria dhe KF Vjosa, por tashmë do të angazhohet për ekipin kuq e zi të Drenicës.
- Zenel Gavazaj, sulmues, është futbollist i cili transferohet nga FK Kukësi, por me parë ka zhvilluar karrierë edhe në Kosovë.
- Archange Bintsouka Koxy, sulmues, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga ekipi i FK Partizanit nga Tirana, falë bashkëpunimit të mirë mes dy klubeve.
- Benjamin Agyare, qendërmbrojtës, do të veshë fanellën kuq e zi, lojtar që me herët u paraqit për FK Apolonia (Fier) në Shqipëri dhe ishte kapiten i skuadrës, ndërkohë që te ekipi jonë transferohet nga skuadra e FC Drita (Gjilan).
- Veton Kabashi, qendërmbrojtës, një lojtar që për shumë vitë u paraqit në elitën e futbollit kosovar, kryesisht me skuadrën e Flamurtarit, kurse se fundmi ishte pjesë e Istogut, por që tashmë është veshur ‘kuq e zi’.
- Faton Neziri, mesfushor , talent nga akademia e klubit tonë, i cili viteve të fundit luajti të FC Istogu, dhe pati paraqitje mjaftë të mira. Ai u bë pjesë e KF Drenica, në rrugëtimin e këtij edicioni.
- Altin Gjokaj, portier, produkt i akademisë së KF Drenica, i cili se fundmi ishte pjesë e Besës nga Peja, por që tashmë është rikthyer në ekipin e tij amë, për t’u paraqitur në portën e ekipit tonë. Gjokaj është reprezentues i rregullt në Përfaqësuesën e Kosovës dhe cilësohet si shpresa e portës së Përfaqësueses së Kosovës.
- Arjan Abazi, mesfushor, produkt po ashtu i akademisë tonë, i cili së fundmi është paraqitur në KF Arbëria kurse me parë ka luajtur edhe për KF Vjosën, do të jetë tashmë lojtar i Drenicës.