Drenicaku kërkon 3-4 punëtorë për mjeljen e lopëve, 600 euro pagë, banimi falas

03 shkurt 2023 | 08:22

Një fermer nga Drenica po kërkon 3 ose 4 punëtorë për të punuar në fermë, konkretisht për mjelje të lopëve.

Ai ka ofruar 600 euro pagë dhe banim falas për punëtorët e interesuar. Vendi i punës është Skenderaj.

“Kërkoj punëtorë 3 ose 4 punëtorë per mjelen e Lopëve sistem i lire I mjeles, kushtet shume te mira pune, plus banimi falas. Paga 500 plus 100 per ushqim D.m.th 600 paga mujore . Te interesuarit te kontaktojnë ne faqen ‘Bujqesi dhe Blegtori në Kosovë’ në Facebook”, ka shkruar një blegtor nga Skenderaj.

Siç dihet, sektori i ndertimtarisë dhe gastronomisë po ndiejnë mungesë të punëtorëve, por tani kjo mungesë ka nisur t’i përfshijë edhe sektorët e tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
El Salvadori ka ndërtuar burgun i cili mund të jetë…