Drenicaku prezanton veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”, do të kushtojë deri në 1.7 milion euro (Foto)

26 janar 2024 | 20:40

Vetura e parë shqiptare u prezantua dje në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali.
Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.
“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, i cili është rritur në Itali.
Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.
Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.
Kjo veturë ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik. Ai, si…