Drenori themelon iniciativën qytetare “Green për Drenas”

11 korrik 2021 | 15:49

Spektrit politik dhe aktivizmit qytetar në Komunën e Drenasit i është shtuar Iniciativa qytetare “Green për Drenas”. Kjo iniciativë është themeluar nga aktivistë politikë, intelektualë dhe njohësë të çështjeve mjedisore. Pjesë e kësaj iniciative është e Xhavit Drenori.

Iniciativa qytetare “Green për Drenas” do të merret me problematika të ambientit jetësor dhe ekologjisë, si një mundësi e re për qytetarët e Drenasit që të angazhohen në mbrojtjen e mjedisit jetësor si top-prioritet.

Kjo iniciativë do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale me kandidatin e vetë për kryetar dhe me listën për asamble.

Me kë rast, Drenori ka thënë se do të angazhohet për mbrojtjen e mjedisit në Drenas.

“Iniciativa dhe unë personalisht premtojmë publikisht që do të zbatojmë një program me planifikime, veprime e ndryshime konkrete, për të adresuar dhe zgjidhur problemet mjedisore dhe të ndotjes së ambientit jetësor, që në Drenas është në përmasa alarmante. Duke kërkuar vetëdijesim qytetar dhe përkrahjen tuaj në këtë kauzë aspak të lehtë, Iniciativa e re qytetare ‘Green për Drenas’ zotohet që të angazhohet për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, për një Drenas më të zhvilluar, për një mjedis me ndotje minimale, ajër të pastër e ujë të pijshëm për secilin, për një qytet në të cilin të  të gjithë qytetarët do të ndihen të vlerësuar e të trajtuar me barazi e drejtësi”, ka thënë Drenori.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Në “Prespa Forum Dialogue (PFD)”, kryeministri Albin…