Drerit i hiqet goma nga qafa pas dy viteve përpjekje
Një dreri, i cili ishte endur pyjeve të Kolorados në ShBA për dy vjet me një gomë të madhe rreth qafe, më në fund i është hequr objekti i rëndë.
Sipas zyrtarëve të parqeve dhe botës së egër në Kolorado, kjo ishte përpjekja e katërt për ta ndihmuar drerin që peshon rreth 270 kilogramë, shkruan Independent, transmeton “Epoka e re”.
Zyrtarët thanë se ishin të detyruar që ta qetësojnë drerin me anestezi dhe t’ia prisnin kafshës një pjesë të brirëve të degëzuar, sepse nuk arritën që ta këpusnin pjesën e metaltë të gomës për automjete.
Zyrtarët vlerësuan se goma peshonte rreth 16 kilogramë, por dreri befasisht nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të rëndë. “Isha goxha i habitur se sa mirë dukej”, tha një zyrtar i parqeve.
Dreri me gomë rreth qafës fillimisht ishte raportuar në vitin 2019 në pyjet “Mount Evans” gjatë një studimi të numrit të deleve dhe dhive të malit.