
Dreshaj: Më dëshirën më të madhe do ta paguaja dënimin e Xhakës e Shaqirit
Deputeti nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj e ka quajtur të pa peshë dënimin që FIFA ua ka shqiptuar me nga 10 mijë franga, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
Ai në një status në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se do ta paguante dënimin e tyre dhe se do të marrë përgjegjësi për gjobat e FIFA-s sa herë që këta futbollistë do e bëjnë shqiponjën.
Statusi i plotë:
Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.
Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.
Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA
Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.