Dreshaj: Do ta preferoja një  koalicionin qeverisës me LV-në

11 dhjetor 2020 | 22:48

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj në  profilin e vet në  “Facebook” ka publikuar një  foto me deputetin e LV-së , Mefail Bajqinovcin.

Dreshaj i AAK-së ka thënë  se ky takim ishte i rastësishëm, por ka pranua se dëshira e tij është që të ketë një koalicion AAK-LV, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë  i Dreshajt:

Rastësisht takova në Kodër të Trimave, deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin. Mediat mund të lakojnë këtë foto si negociata të mundshme mes dy partive, por kjo nuk qëndron.

Gjithmonë kam kontribuar dhe jam pro një kulture politike në Kosovë që rivalët politik t’i shohim rival vetëm me ide e programe politike, dhe jo si armiq politik.

Mefaili është deputet në mandatin e tij të parë, por e kam vlerësuar duke qenë mjaft i zëshëm dhe aktiv në detyrën e tij.

Nuk e mohoj që do ta preferoja ta kisha edhe në koalicionin qeverisës.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku, ka cituar emisarin special të SHBA-ve për dialogun…