Dreshaj emërohet zëvendësministër në MPMS
17 qershor 2020
| 22:22
Besart Dreshaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po e kompleton kabinetin e tij qeveritar. Pas emërimit të Muharrem Sfarqës si zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit, tani Hoti ka emëruar Besart Dreshajn si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Dreshaj ka qenë drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim Urban dhe Mjedis në komunën e Istogut. Ai po ashtu është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.