Dreshaj: Ende s’kanë përfunduar zgjedhjet në Istog
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka bërë me dije se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Komunën e Istogut.
Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pret kthesa pozitive në rezultat, pasi sipas tij, kanë bazë të fuqishme ankesat që do t’iu dërgohen organeve kompetente.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Më shumë se 10 mijë votuesit e mi të dashur, iu bëj thirrje për qetësi e maturi pas gjithë zhgënjimeve të padrejta që keni marrë këto ditë.
Por, dua të iu garantoi se asgjë nuk ka përfunduar. Presim kthesa pozitive në rezultat pasi që kemi bazë të fuqishme në ankesat e tona që do iu dërgohen organeve kompetente.
Po pranoj shumë mesazhe përkrahëse, por shpejt do ta kemi mesazhin final, mesazhin e fitores të cilët e vulosët ju me votën tuaj në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Unë si kandidat dhe ne se parti po presim kohën e shqyrtimit të ankesave të cilat do të dorëzohen me fakte të argumentuara për çdo shkelje që na është bërë.
Shkelësit e votës së lirë, blerësit e votave, shantazhuesit, vjedhësit e votave do të japin përgjegjësi për dëmtimin e këtij procesi.