Dreshaj: Gjermania mike e përjetshme e Kosovës, e kanë dëshmuar politikanët e saj ndër vite

27 prill 2019 | 21:57

Gani Dreshaj ka dhënë arsye se pse Gjermania është shteti më mik i Kosovës.

Deputeti i AAK-së ka përmendur kontributin e politikanëve gjermanë ndër vite ndërsa beson se Merkeli do të jetë misionarja e paqes dhe marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Dreshaj ka lënë edhe një porosi për këshilltarët e presidentit, ndërsa ka thënë se duhet të distancohen nga deklaratat e tyre ku nënçmojnë kontributin e madh të Gjermanisë.

“Gjermania meriton falënderimet tona. Nuk do të kishte Kosovë të lirë pa përkushtimin e përkrahjen e gjermanëve.

Në javën e ardhshme në Berlin mbahet një takim i shkëlqyer i liderëve kosovarë me përfaqësues të lartë evropianë, në mesin e tyre Merkel e Macron.

Janë “Fake News” ato që shkruajnë se takimi do të krijojë përqarje dhe ndarje të reja edhe me presidentin Trump.

Qëllimi është për të bashkuar forcat politike në vend dhe ata që kanë luftuar për Pavarësinë e Kosovës.

Një model të madh ndër vite e kishte edhe diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger me të cilin synonte bashkëekzistencën paqësore mes Kosovës e Serbisë në Bashkësinë Ndërkombëtare.

Një model i ngjashëm ishte ai kur RFJ dhe RDGJ kanë pranuar bashkëjetesë pa njohje ligjore. Në fund të një procesi të gjatë, është i domosdoshëm pajtimi mes dy shteteve dhe njohja. Këshilltarët e presidentit që mbështesin ndonjë gjë tjetër përveç kësaj, janë zjarrndezës dhe miq jo të mirë të vendit, por edhe të presidentit.

Ka nga ta që 20 vite pas luftës dhe 11 vite pas pavarësisë tentojnë të mohojnë ndihmën e madhe të Gjermanisë për Kosovën, shtetit që e kemi partnerin më të fuqishëm diplomatik në botë. Nuk bën assesi të hiqen edhe meritat e aleatëve të tjerë të Kosovës, por roli i Gjermanisë ka qenë kyç.

Kujtojmë misionin diplomatik të zotit Ischinger, vendimet politike nën kancelarin Schröder, punën e madhe të ish ministrit të jashtëm Fischer dhe misionin e madh të ministrit Sharping në Ballkan që ndaloi një katastrofë humanitare.

Duhet përkujtuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të ish-Sekretarit të Mbrojtjes, Friedbert Pflüger që ka bërë që marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Gjermani të jenë mjaft të mira. Pa angazhimin e të gjithë ushtarëve gjermanë në vendin tonë, ne nuk do mund të jetonim në liri e paqe. 

Jam i sigurt se me ndihmën e zonjës Merkel dhe Qeverisë Federale, pajtimi do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Me respekt dhe përkulje për Gjermaninë, Gani Dreshaj”.

Dreshaj e ka dhënë porosinë edhe në gjuhën gjermane:

Deutschland gebührt unser Dank!

Oder warum es ohne den Einsatz und die Unterstützung der Deutschen kein freies Kosovo gäbe.

In der kommenden Woche erwarten wir unseren Premierminister in Berlin. Ein Gipfel der seine Schatten voraus wirft und Kritiker auf den Tagesplan ruft, die unseren wichtigsten Partner diskreditieren und mit Fake-News à la Trump neue Spaltungen in unserer Gesellschaft schaffen will.

Es ist heute unser wichtigstes Ziel, unsere politischen Kräfte im Land zu vereinigen und diejenigen, die Seit an Seit im Unabhängigkeitskrieg für unser Kosovo gekämpft haben, zusammenzubringen.

Es gibt historisch ein großes Vorbild, für welches sich Botschafter Wolfgang Ischinger bereits seit Jahren als Model für ein friedliches Miteinander von Serbien und Kosovo in der internationalen Staatengemeinschaft einsetzt.

Ähnlich wie seinerzeit die BRD und die DDR ohne rechtliche Anerkennung eine Koexistenz akzeptiert haben müssen wir uns zum Zwischenziel setzen, dass auch uns und unseren Nachbarn ein ähnliches Model möglich ist. Am Ende eines noch langen Prozesses muss unvermeidlich die Versöhnung und Anerkennung stehen.

Berater unseres Präsidenten, die etwas anderes als dies unterstützen sind Brandstifter und keine Freunde unseres Landes oder unseres Präsidenten.

Wer sich heute, 20 Jahre nach Endes des Krieges und 11 Jahre nach der Unabhängigkeit unseres geliebten Vaterlandes auf den Standpunkt stellt, dass Deutschland nicht maßgeblich und entscheidend an unserer Unabhängigkeit und Souveränität mit Verdienst trägt, der verleugnet den immer noch andauernden Einsatz unseres wichtigsten Partners in der Welt. Es liegt mir fern, die Verdienste aller verbündeten gegeneinander aufzurechnen und eine Spaltung herbeizuführen.

Fakt ist und bleibt aber: Ohne die mutigen politischen Entscheidungen der Bundesregierung unter Kanzler Schröder, Außenminister Fischer und Verteidigungsminister Scharping wäre der Krieg auf dem Balkan zu einer noch größeren humanitären Katastrophe für unser Volk geworden.

Ohne den noch immer andauernden und selbstlosen diplomatischen Einsatz von Botschafter Wolfgang Ischinger wären wir heute noch immer kein unabhängiger und souveräner Staat.

Ohne die fortwährende Unterstützung von Vordenkern wie beispielsweise dem ehemaligen Verteidigungsstaatssekretär Friedbert Pflüger wären die wirtschaftlichen Beziehungen zwischen Deutschland und dem Kosovo heute ganz andere.

Und vor allen Dingen: Ohne den langjährigen Einsatz Deutscher Soldaten in unserem Land, würden wir heute nicht in Freiheit und Frieden leben können. Ich bin sicher das mit der Hilfe von Frau Merkel und der Bundesregierung die Versöhnung in Zukunft entstehen wird. Wir verneigen uns in großem Respekt – Danke Deutschland! /I

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka qenë sonte në Krushë…