Dreshaj i AAK-së kërkon që vaksinimi masiv të fillon para korrikut

03 qershor 2021 | 11:15

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë që qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka bërë improvizime, duke i mbyllur shkollat dhe duke e kthyer mësimin në platformën online.

“E ardhmja e çdo vendi është arsimi. Arsimi jocilësor, joadekuat rezulton me dështim, humbje të shpresës, zhgënjim të rinisë dhe të vendit. E vërave rininë e vrave vendin. E vrave shpresën e vrave ardhmëninë. Arsimi u mbyll nga ai parashkollorë e deri tek ai universitar. Kaluam tek mësimi online pa përgatitje të stafit e infrastrukturës e që është më e keqja duke bërë improvizime të llojllojshme në secilin nivel”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, ka thënë se pasojat e pandemisë në arsim janë vështirë të matshme dhe të sanueshme.

“Pasojat në arsim janë vështirë të matshme dhe sanueshme dhe me pasoja afatgjate dhe kërcënuese për të ardhmen e vendit. Deri më sot asnjë planifikim për sanim të kësaj gjendje. Mos harroni që po na vjen gjenerata e re”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Dreshaj ka adresuar kritika edhe për nënshkrimin e kontratës për sigurimin e 1.2 milion vaksinave nga “Pfizer”-i.

Ai ka thënë se nuk është dhënë asnjë informacion për dinamikën e ardhjes së këtyre vaksinave.

“I rekomandojmë qeverisë që të sigurohet vaksina para korrikut. Që të fillojë vaksinimi masiv sa më shpejtë që është e mundur. 15 qershori është vonë. Të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në të gjitha institucionet. Hartoni strategjinë për rimëkëmbje faktike të defekteve arsimore gjatë pandemisë Covid. Kthejeni shpresën në arsim dhe besimin në shëndetësi. Bëjeni këtë me vepra e jo me fjalë. Është koha që tu themi stop improvizimeve dhe veprimeve ‘ad hoc’”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…