Dreshaj i AAK-së: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se qeveria Kurti i ka lënë pensionistët janë agjendës qeverisëse, duke i shndërruar ata në lypsarë.
“Pensionistët, lëre më që janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbështeten me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi”, ka shkruar Dreshaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Mashtrimi me pensionistët vazhdon!
Pushteti aktual, i ardhur në qeverisje me program social dhe anti-korruptiv, për këto tre-katër vjet vazhdon të jetë qeverisja me anti sociale dhe më e korruptuara. Kategoria me vulnerabile, pensionistët, anashkalohet skajshëm. Pensionistet, lëre më qe janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbështeten me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi.
Mashtrimi po vazhdon. Kjo qeveri mashtroi të gjithë, edhe votuesin. Të mashtroni ata që shpresuan se do të gëzojnë me pensionim pleqëri të dinjitetshme është më shumë se krim.
Ky pushtet duhet të veprojë urgjent duke ua mundësuar shfrytëzimin e kontributeve meritorëve dhe duke i harmonizuar këto me koston e jetës.
Nuk mbahet shteti e pushteti me nëpërkëmbje, represalje e shantazhe, por me respekt e nderim të atyre që me shumë sakrificë e sollën të sotmen.
Pensionistët kanë nevojë për mbështetje!