Dreshaj i lutet Perëndisë: O Zot vetëdijësoji kosovarët se çfarë po bën Vetëvendosja

28 korrik 2023 | 11:19

“O zot, vetëdijësoji kosovarët”. Ishte me lutje që deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, përfundoi konferencën për shtyp mëngjesin e së premtes ku adresoi Ligjin për Skema Pensionale që kaloi dje në Kuvendin e Kosovës, e që sipas AAK, ka kaluar “me probleme serioze” dhe që “nuk ka adresuar çështjet e Gjykatës Kushtetuese”.

“O zot vetëdijësoji kosovarët kundër kësaj mendësie totalitare, antiperëndimore dhe anti qytetare kosovare”, tha Dreshaj pasi që shpjegoi rreth afro pesë minuta në konferencë se pse është gabim ligji ashtu siç ka kaluar për Skemat Pensionale.

“Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet kontributdhënëse vazhdoi diskriminimi me pesëmbëdhjetë vjetëshin përsëri. Ligjet e ish-Jugosllavisë interpretohen sipas dëshirës, pra 15 vjetëshi është ligj ish-Jugosllavisë, ndërkaq i njëjti ligj parasheh se në rast se ju nuk i plotësoni 15 veti deri në ditën kur delni në pension, keni të drejtën e blerjes së deri në 3 vjet të stazhit. Ky nuk implementohet me anë të këtij ligji. Me këtë ligj Kosova është vendi i vetëm në botë i cili nuk i njeh avancimet profesionale dhe shkencore që i ka lëshu vetë shteti jonë gjatë viteteve 89-99. Këto nuk njihen për pensionim, por njihen për punësim”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Dreshaj tha se kalimi i këtij ligji u bë me “arrogancë të numrave” dhe me “logjikë totalitare” teksa shpjegoi edhe propozimet që AAK i ka vendosur në tavolinë për Ligjin, por që partia në pushtet nuk ua ka përfillur.

“Ne dje kemi propozuar që Paragrafi 2.2 i Nenit 8/a për pensionim parcial kontributdhënës të largohet. Arsyeja: sepse shumica e të larguarve nga puna nuk kanë dëshmi lidhur me largimin nga puna. Pra, janë larguar pa vendime. E këta, rrjedhimisht, nuk mund të sjellin dëshmi që janë larguar nga puna dhunshëm”.

“Dy. Kemi propozuar Amanandent për ndërrimin e paragrafit 2.4 paragrafit 8/a. Që të aplikohet parimi i proporcionalitetit sipas viteve kontributpaguese deri në vitin 2002 ku për herë të parë qytetarët kosvoarë kanë filluar të paguajnë Trust-in pensional. Amandamenti i tretë që është propozuar nga AAK ka qenë që në paragrafin 4 të njëjtin Nen ku lartësia pensionale për pensionimin parcial secilit nivel të përcaktohet sipas formulës duke startuar nga 20% i pagës dhe të shtohet përqinja për 1 për qind”, shtoi ai.

Të gjitha, këto tha Dreshaj, “fatkeqësisht nuk janë aprovuar”./nacionale/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk e ka mbajtur seancën e paraparë…