Dreshaj i reagon Albin Kurtit për Teuta Rugovën
Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LV-së, Albin Kurtit, i cili prezencën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në sallë e quajti peng para syve të dy milionë qytetarëve
Lidhur me këtë, Dreshaj ka thënë se Teuta Rugova nuk është marrë peng nga askush.
Sipas tij, ajo është partnere e qeverisë “Haradinaj”.
“Teuta Rugova nuk është marre peng nga askush. Nuk i kuptoj ata njerëz qe e shohin te çuditshme votën “pro” Qeverise te saj. Po ajo është partnere e kësaj qeverie. Ajo e ka edhe hisen e vet brenda qeverise. Ministri I Diaspores eshte nga Lista Rugova”, ka thënë Dreshaj.
“Kjo edhe mund te mos i pelqej disave, por ky duhet te jete problemi i atyre njerezve, e jo i Tauta Rugoves. Eshte marre te manipulohet kaq ulet me emrin e saj”, përfundon Dreshaj.