Dreshaj: Jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore, ngjashëm si Somalia
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore.
Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore, Dreshaj e ka krahasuar Kosovën me Somalinë, vend që nuk ka sigurime shëndetësore.
“Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat me vite me radhë në shëndetësi. Vazhdojmë që të jemi vendi i vetëm në rajon edhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa di unë, vetëm edhe Somalia është në një situatë të ngjashme. Ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024 por me miratim e këtij ligji, ma merr mendja se çdo gjë nuk është e përmbyllur. Arsyeja se ky ligj kërkon shumë rregullore dhe udhëzime administrative. Rregulloret kërkojnë kohë të mjaftueshme por edhe ekspertë të nevojshëm. Sa paku dy vjet kërkohet që të hartohen rregulloret e domosdoshme për nevojat e zbatimit të ligjit”, ka thënë Dreshaj.