Dreshaj kërkon besimin e qytetarëve për tu bërë deputet
Ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, biznesmeni Gani Dreshaj është duke kërkuar besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Ai ka premtuar se nëse bëhet deputet do të punojë me nder e dinjitet në të mirë të qytetarëve dhe të vendit.
“Të dashur qytetarë, numri 40 në listën e AAK-PSD, do të jetë numri që ju me votën do tuaj do të jepni vlerësimin tuaj nëse unë meritoj të jem edhe për një mandat deputet në Parlamentin e Kosovës. Tani e tutje, jam për 100% shtet dhe 100% për Ramush Haradinajn”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, numri 40 në listën e AAK-PSD, do të jetë numri që ju me votën do tuaj do të jepni vlerësimin tuaj nëse unë meritoj të jem edhe për një mandat deputet në Parlamentin e Kosovës.
E tëra që mund të ju them unë, është se gjithmonë kam punuar e do të punojë pa hile, me nder e dinjitet.
Ju betohem se, garimi im si deputet nuk ka qëllim që të jem aty për të siguruar një pagë, apo as një të ardhur financiare, por që i jam përgjigjur pozitivisht besimit të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së për të cilin jam mirënjohës dhe do të bëj gjithçka që të arsyetoj këtë besim.
Mund të shihni se deri tash nuk kam qenë 100% në kërkim të votës në fushatë, por edhe kur nuk jam këtu, ju siguroj se bëj gjithmonë diçka të mirë për Kosovën.
Tani e tutje, jam për 100% shtet dhe 100% për Ramush Haradinajn.
/Epoka e re/