
Dreshaj kryetar, 52 vota më shumë
17 dhjetor 2017
| 20:15
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka dalë fitues i zgjedhjeve në Istog.
Dreshaj në këtë garë ka pasur përball kandidatin e LDK-së, Haki Rugova.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se në rivotimin e së dielës në Komunën e Istogut kanë votuar 20 248 votues apo 41.27 për qind.