Dreshaj: Lista 137 garanton sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në arsim dhe shëndetësi
19 janar 2025
| 16:20
Shemsedin Dreshaj, kandidat me numër 19 i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, pas takimit të mbrëmshëm në Deçan ka thënë se lista 137 e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, garanton sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe reformën substaciale në arsim dhe shëndetësi.
“Mbrëmë rinia e Deçanit, si shumë herë më par, dëshmoj se janë për ndryshim. Fuqishëm i than stop eksperimentit dështak, izolimit ndërkombëtar dhe tentativës për rishkrim të historisë së Kosovës. Lista 137 e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, garanton sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe reformën substaciale në arsim dhe shëndetësi. Me 9 Shkurt votoni 137!”, ka thënë Dreshaj.