Dreshaj: Në Istog pati manipulime
11 maj 2018
| 19:46
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, foli për shumë tema aktuale në vend, e me fokus të veçantë për Istogun.
Dreshaj duke folur për humbjen e tij në Istog ka thane se Rugova atje ka fituar duke manipuluar, e njëkohësisht dhe në “shpinë”, të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ai ka thane se zgjidhja ma e mirë për Istogun kishte me qenë edhe një herë të ketë zgjedhje si për asamble ashtu edhe për Istog, ngase sipas tij, në zgjedhjet e fundit, edhe asamblistëve ju kanë vjedhë votat në këtë komunë.
Dreshaj ka thënë se me gjithë manipulimet e mundshme, ai është pajtuar me këtë dhe se respekton çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese.
https://www.rrokum.tv/?p=205282