Dreshaj: Në mëngjes e mora raportin, do të kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se situata me pandeminë nuk është aspak e mirë. Ai ka thënë se numri i vogël i rasteve ditëve të fundit është si rezultat i numrit të ulët të testimeve.
“Numri i rasteve që ka rënë nuk është rënie reale, por është si rezultat i uljes se testimeve”, ka thënë Dreshaj.
Dreshaj ka paralajmëruar se edhe sot do të ketë numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19.
“Spitalet janë të ngarkuara, numër të vdekjeve do të ketë. Janë pacientët në gjende të rëndë, 95 për qind të pacientëve janë veç me oksigjenoterapi. E keqja na bashkon. T’i bashkojmë forcat. Të mos bëjmë politikë me vdekje. Unë sot mora raportin e mëngjesit, nuk është i mirë, do kemi numër të lartë të vdekjeve edhe sot pasdite”, ka thënë Dreshaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi.