Dreshaj për rastin e foshnjës në Pejë: Përgjegjësia është te kryeministri
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” lidhur me rastin e foshnjës në Pejë.
Sipas doktorit Dreshaj sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.
“Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt”, ka shkruar Dreshaj.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.
Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.
Është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë.
Përgjegjësia është tek Kryeministri!