Dreshaj: Pres rezultatet me postë dhe me kusht për ta thelluar fitoren
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Koosvës (AAK) për komunën e Istogut, Gani Dreshaj në bazë të rezultateve të KQZ-së, të dielën doli fitues në rivotimin e kësaj komune.
Dreshaj me këtë rast, ka deklaruar se Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim.
Dreshaj gjithashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët e Istogut për këtë fitore, që sipas tij, për faj të dikujt tjetër u desh të dilej në votime.
Ky është postimi i plotë:
Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim.
I falënderojë qytetarët e Istogut për këtë mundësi, anipse për fajin e dikujt tjetër u desht të dilej në votime.
U rikonfirmua fitorja ime përsëri dhe më nuk do të lejoj që të më mirret fitorja në tavolinë.
Tani pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores.