Dreshaj: Qeveria duhet ta themelojë një shtab emergjent për menaxhimin e pandemisë

22 gusht 2021 | 14:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ekipi i kësaj partie për shëndetësinë, ka drejtuar akuza për qeverinë Kurti sa i përket menaxhimit me pandeminë Covid-19.

Haradinaj në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka pohuar se si parti i rekomandojnë qeverisë që ta përshpejtojë procesin e vaksinimit dhe t’i kthejë në punë 600 infermierët.

“Ta përshpejtojë vaksinimin dhe  të shpëtojë jetë. Qeverisë i rekomandojmë themelimin e një shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë. Po ashtu i rekomandojmë kthimin në punë të 600 infermierëve që i largojë nga puna dhe që shëndetësinë ta konsiderojë prioritet”, ka deklaruar deputeti Dreshaj.

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio e nisi me këmbën e mbarë edicionin e ri…