
Dreshaj: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Kushtetueses në ligjin për skemat pensionale
Deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se shumica parlamentare ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për skemat pensionale.
“Mashtrimi vazhdon, kushtetuesja e pafuqishme! Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti. Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka theksuar se kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt.
“Mosmiratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese. Këto amendamente u votuan kundër nga pushteti!”, ka shkruar Dreshaj.