Dreshaj, qeverisë: Filloni me vaksinim masiv, nesër do akuzoheni si përgjegjës për rastet fatale
17 maj 2021
| 13:45
Infektologu dhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ende s’ka bërë asgjë konkrete për vaksinat anti-Covid.
Dreshaj ka kërkuar nga qeveria të fillojë me vaksinim masiv , sepse sipas “nesër do akuzohemi si përgjegjës për rastet fatale”, shkruan “Epoka e re”.
“Ju kisha rekomanduar që të rishikoni këtë program dhe ta bëni të besueshëm dhe praktik. Siguroni vaksinën dhe të filloni me vaksinim masiv. Binduni se sot është vonë dhe nesër do akuzohemi si përgjegjës për rastet e reja dhe fatale, pozitë e opozitë”, ka thënë Dreshaj në Kuvendin e Kosovës, teksa ka kritikuar programin e qeverisë edhe për arsimin.