Dreshaj, qytetarëve: Më 9 Shkurt, stop mendësisë totalitare

16 janar 2025 | 11:35

Doktori Shemsedin Dreshaj që është kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas takimeve me qytetarët e disa fshatrave të Pejës ka thënë se rritja e AAK-së është fakt i pamohueshëm, derisa ka kërkuar që më 9 shkurt t’i thuhet stop mendësisë totalitare.

May be an image of 1 person, dais and text

“Rritja e AAK-së është fakt i pamohueshëm. As sallat nuk po i zënë mbështetësit. Lugu i Drinit, ku graviton kryesisht Rugova e Pejës, Rugova heroike, e dëshmoi këtë mbrëmë. Salla ishte e vogël për të zënë pjesëmarrësit. Lista e fitores, lista 137 me njerëz të dijes dhe ekspertë, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është shpresa për Kosovën e së nesërmes, Kosovën e ëndrrave tona. Më 9 Shkurt, stop mendësisë totalitare.  Votoni të diturit, të guximshmit, të dëshmuarit dhe të përkushtuarit për vendin. Siguria në vend të parë. Votoni 137!”, ka shkruar Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë një…