Dreshaj: Secila vaksinë anti-Covid në Kosovë është e sigurt

15 korrik 2021 | 11:53

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka bërë thirrje për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Dreshaj, i cili me profesion është infektolog, ka thënë se ka shumë propagandë kundër marrjes së vaksinave, duke shtuar që secila vaksinë që ka ardhur në Kosovës është e sigurt.

“Cilado vaksinë që ka ardhur në Kosovës është valide dhe e sigurtë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta mposhtim pandeminë  dhe të rikthehemi në situatë normale.” ka deklaruar Dreshaj në Kanal10.

Ai ka kritikuar të gjithë ata që flasin për këtë temë e që nuk kanë fare njohuri për shëndetësinë, pandeminë e pacientët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka…