Dreshaj shpreh mirënjohje ndaj Haradinajt që ia liroi vendin e deputetit
16 mars 2021
| 17:20
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka falënderuar bashkëpartiakun e tij, Daut Haradinaj,i cili ia ka liruar vendin e deputetit.
Dreshaj ka thënë se ka obligim që përvojën e tij ta kthejë në shërbim të qytetarëve.
“Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gadishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjendet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër. Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojën dhe dijen time ta kthej në shërbim për qytetarët. Mirënjohës për besimin e dhënë”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.