
Dreshaj takon Haradinajn në Berlin: Gjermania është me ne, na tha PO për liberalizimin e vizave
30 prill 2019
| 17:26
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj është takuar në Berlin me kryeministrin Haradinaj.
Dreshaj ka thënë se Gjermania vazhdon të jetë partneri kryesor i Kosovës dhe këtë sot e ka konfirmuar ministri Schofer në takimin me kryeministrin. “Takim miqësor me kryeministrin Haradinaj dhe ambasadorin Beqë Cufaj në Berlin.
Edhe një herë na u konfirmua mbështetja e Gjermanisë.
Kryeministri na informoi për takimin e frytshëm që kishte me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.
Sot Gjermania na tha PO për liberalizimin e vizave dhe ky është një lajm fantastik për ne” shkruan Dreshaj në Facebook.