![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/EEE49E8E-08A9-44B0-8A29-145161CF05CB.jpeg)
Dreshaj thotë se Berlini është porta përmes së cilës duhet të kalohet në Bruksel
23 maj 2019
| 21:08
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj ka komentuar vizitën e kryeministrit Ramush Haradinaj në Berlin.
Hardinaj do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel më 6 qershor.
Deputeti Dreshaj ka thënë se kjo është porta përmes së cilës duhet të kalohet në Bruksel.
“Kjo portë e Berlinit vazhdon të jetë e hapur për kryeministrin Haradinaj. Është e vetmja rrugë që dërgon në drejtimin e duhur. Ata që shpifin se Kosova mund të prishë raportet mes ShBA-së e Gjermanisë, janë shumë gabim ngase nuk jemi faktorë për të patur ndikim në dy shtetet ndoshta më me ndikim në botë”, ka shkruar deputeti Dreshaj.