Dreshaj: Vaksinimi të bëhet obligativ në institucione publike

27 janar 2022 | 12:37

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që ta bëjë vaksinimin të obligueshëm në institucionet publike.

Ai ka thënë se masat e reja anti-Covid nuk janë të qëlluara.

Sipas tij, duhet bërë dallimi mes të vaksinuarve dhe atyre të pavaksinuar.

“Numri i rasteve të reja të hospitalizimeve pritet të rritet. Sëmundja parandalohet me respektimin e masave parandaluese, maskën distancën e higjiena, nëse këto nuk respektohen nga qytetarët, shteti duhet të shikojë se si po respektohen këto masa e jo të ketë masa të ashpra shtesë. Shumë ma i arsyeshëm është kërkimi i pasaportës së vaksinimit në qendra tregtare shkolla e lokale, e kjo nuk po bëhet në Kosovë. Kërkimi i dozës së tretë nuk është i qëlluar se virusin e kemi brenda”, ka thënë ai në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku po mbahet debat për pandeminë.

Ai ka kërkuar që të hapen kufijtë me vende fqinje. “Ministër hapni kufirin, sidomos me Shqipërinë. Moshën deri në 12 vjeç nuk i kemi te futur as në planin e vaksinimit. Masat që duhet të merren tash e tutje duhet të jenë të marra nga gjendja në vend me situatës, andaj nga këto masa shtrënguese nuk pritet qe të kenë efekt. Ju rekomandoj të testoni sa më shume, vaksinoni sa me shume jo vetëm në një pike por në shumë pika, e me ekipe mobile. Dalja nga kjo situatë është vaksinimi i sa më shumë personave. Duhet me i dallu të vaksinuarit nga të pavaksinuarit. Ju rekomandoj që vaksinimin ta bëni obligativ, sidomos në institucione publike”, ka thënë Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…