Dridhet Greqia
03 nëntor 2023
| 08:34
Një tërmet i fortë 5.2 Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Evian në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është ndjerë edhe në Atikë, ndërsa epiqendra ishte 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia fokale në 14.2 kilometra.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti vlerësohet në shkallën 5.3 Rihter. Shtatë minuta më vonë, një tërmet 3.7 Rihter me thellësi fokale 5 km ndodhi nga e njëjta epiqendër. që u ndje edhe në zona të Atikës.
“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, u shpreh për mediat greke sizmologu Kostas Papazachos./A2CNN