Drilon Hazrollaj transferohet në FC Rapid 1923

29 mars 2025 | 22:51

Klubi Futbollistik “Malisheva”, ka bërë të ditur se është kompletuar marrëveshja e transferimit e Drilon Hazrollajt në FC Rapid 1923.

Njoftimi i plotë i FC Malishevës:

Kompletojmë marrëveshjen për transferimin e Drilon Hazrollajt në FC Rapid 1923

Njoftojmë opinion publik se lojtari jonë më i mirë është transferuar në Rapid të Rumanisë, për një shifër rekord në futbollin e Kosovës, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë që ka kaluar ndonjëherë nga klubet kosovare!

Ndonëse Driloni do të bëjë hapin e madh drejt një karriere ndërkombëtare, ai do të mbetet me FC Malishevën deri në përfundim të sezonit, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në skuadër, deri më 17 qershor, kur ai do t’i bashkohet skuadrës së re në Rumani.

Kjo është një arritje jo vetëm për Drilonin, por edhe për klubin tonë, që ka besuar dhe investuar në zhvillimin e tij, e të talentëve tjerë dhe rritjen e mundësive për të shkuar në nivele të larta.

Ky transferim është një dëshmi e angazhimit të klubit tonë për të përmbushur vizionin e tij: të zhvillojmë lojtarët e rinj dhe të krijojmë talente që kanë synim arenen ndërkombëtare.

Ne besojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të shkëlqyeshëm për futbollistët tanë dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të krijuar mundësi për futbollistët e rinjë, të mbështesim dhe shndërrojmë ëndrrat e tyre në realitet.

Ky është vetëm fillimi – së bashku do të arrijmë shumë më tepër!

Suksese Drilon në kapitullin e ri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit,…