Drilon Tahirukaj transferohet në elitën e Zvicrës

12 gusht 2022 | 14:15

Aloja e Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Drilon Tahirukaj, ka bërë lëvizje shumë të rëndësishme në karrierë.

Tahirukaj karrierën e vazhdon në elitën e Zvicrës, saktësisht në skuadrën Kreuzlingen. Kreuzligeni e ka zyrtarizuar angazhimin e alos së djathtë, që tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë reprezentues të Kosovës, duke filluar nga kapiteni Valon Dedaj, pastaj Bujar Ramosaj, Haris Berisha dhe Drenit Tahirukajt.

Dreniti është vëllai i Drilonit. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës. Kreuzlingeni për herë të parë do të luaj në Superligën e Zvicrës.

Drilon Tahirukaj në edicionin e kaluar luajti për skuadrën e Deçanit, vendlindjes së tij. Për shumë edicione 26-vjeçari ishte pjesë shumë e rëndësishme e Besa Famgas, me të cilën skuadër ka fituar shumë trofe. Kalimi i Drilonit në Zvicër është lajm pozitiv edhe për Kosovën në prag të sfidave të ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës dhe FIBA vazhdojnë bashkëpunimin edhe…