Drin Kokaj dhe Era Shala përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore
09 janar 2020
| 13:08
Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj që do të mbahen në Llozanë të Zvicrës nga 9 janari deri më 22 janar.
Kosovën në këtë ngjarje do ta përfaqësojnë skitari Drin Kokaj dhe skitarja Era Shala. Ata janë nisur në mëngjesin e së mërkurës drejt Zvicrës bashkë me trajnerin Bujar Turjaka, kryetarin e Federatës së Skitarisë, Milaim Kelmendi, presidentin e KOK-ut, Besim Hasani. Drin Kokaj dhe Era Shala do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: sllallom dhe sllallom të madh.
Ata kanë shkuar në Zvicër me shpresën që ta përfaqësojnë denjësisht vendin tonë. Për Kosovën kjo do të jetë hera e parë që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa i është rezervuar një pritje e ngrohtë në Fshatin Olimpik.