Drin Kokaj përfundon garën e sllallomit në skijimin alpin

22 mars 2022 | 12:03

Drin Kokaj ka përfunduar garën e sllallomit në skijimin alpin të EYOF Vuokatti 2022.

Skitari i Kosovës e zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Në total nga të dyja lëshimet ishte plus 19.17 sekonda nga vendi i parë, por që në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë.

Pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022, për Drinin është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kokaj është njëherit Shpresë Olimpike 2022.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibran Demaku Po ikja si i çmendur. Pa e ditur…