Drita ‐ Vëllaznimi sot takohen për Kupë
06 mars 2018
| 10:23
Drita nga Gjilani dhe Vëllanzimi nga Gjakova të premten e kaluar janë përballur në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll, duke luajtur 1-1, kurse sot (e martë) do të përballen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante për faktin se të dyja këto skuadra kanë synime të mëdha në këtë garë. Dy ndeshjet e tjera të këtij rrethi zhvillohen nesër (e mërkurë), ku përballen Llapi me Prishtinën dhe Gjilani me Vushtrrinë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)