Drita arrin fitore të vështirë në Vushtrri

21 shkurt 2020 | 15:40

Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 19-të në IPKO Superligë, ku Drita ka shënuar fitore si mysafire në stadiumin “Ferki Aliu”, duke e mundur Vushtrrinë, me rezultat 3:2.

Për Dritën kjo është fitorja e dytë në stinorin pranveror, pasi fundjavën e kaluar triumfoi edhe në derbi kundër Gjilanit. Ndeshja filloi me një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit mitrovicas, Gëzim Kaçaniku, i cili ndërroi jetë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 18-të kur Izair Emini realizoi me kokë. Vushtrria barazoi rezultatin në minutën e 31-të me golin e Drilon Fazliut. Por, vetëm katër minuta më pas Drita e riktheu epërsinë me golin e Erjon Vucajt nga distanca. Pak minuta më vonë Drilon Fazliu shënoi nga gjuajtja e lirë, por goli u anulua nga gjyqtari Genc Nuza.

Megjithatë, Vushtrria arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë, kur Ahmeti shënoi në minutën e 62-të për 2:2. Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm dhjetë minuta, kur Kastriot Rexha shënoi për epërsinë e tretë të Dritës në këtë takim që në fund doli të jetë edhe goli i fitores.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin…