Drita, Ballkani e Prishtina e nisin me fitore stinorin pranveror

13 shkurt 2021 | 17:12

Në kushte të rënda atmosferike, me reshje bore e temperatura të ulëta ka startuar edicioni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, këtë të shtunë me tri ndeshje interesante.

Prishtina e priti në “Fadil Vokrri” Drenicën, të cilës i dha leksione duke e mposhtur 3-1. Drita mori pikët e plota me golin e Astrit Fazliut në minutën e 75-të ndaj Llapit. Fitore mori edhe Ballkani, që e mposhti 3-0 në udhëtim Besën

Pas këtyre takimeve, Drita vazhdon të prijë me 44 pikë, tri më pak se Ballkani i vendit të dytë.

Prishtina vazhdon t’i ndjek me 35 pikë, por mbetet ende larg dy ekipeve të para.

Në fund të tabelës gjenden Besa me gjashtë pikë dhe Drenica me 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e forta të dëborës kanë përfshirë edhe një pjesë…