Drita barazon me Prishtinën, kjo është deklarata e Nuhiut

03 tetor 2021 | 19:06

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, thotë se futbollistët e tij u angazhuan maksimalisht për të marrë fitoren në duelin ndaj Prishtinës. Derbi Prishtina – Drita ishte i zbehtë dhe nuk dha gola e fitues.

Trajneri nga Shkupi, Nuhiu, vlerëson se skuadra e tij ishte më dominuese në këtë përballje, por i mungoi fati.

“Mendoj që derbi e arsyetoj këtë epitet, pasi ishte i luftuar nga të dy skuadrat. Kundërshtari nuk arriti të na rrezikoi shumë. Kishim raste më të mira shënimi por nuk arritëm t’i konkretizonim. Ishte ndeshje e taktizuar, ku kemi pritur gabimin për t’i ndëshkuar kundërshtarët. Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen por nuk e arritëm një gjë të tillë”, ka deklaruar Nuhiu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të vitit të ardhshëm ka gjasa të filloj…