Drita ‘blindon’ Besnik Krasniqin
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi do të jetë edhe për dy vite pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani. 33-vjeçari është pjesë e “Intelektualëve” nga vera e vitit 2022.
Klubi nga Gjilani po lufton për titull në Superligë e ka cilësuar Krasniqin si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër.
“Besnik Krasniqi është lojtari ynë edhe për dy vite Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy vite të njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Fjala është për Besnik Krasniqin i cili u prezantua nga drejtori sportiv Valon Zymberi, i cili e cilësoi si njërin prej liderëve të ekipit”, thuhet në njoftimin e Dritës. Krasniqi në të kaluarën ka luajtur edhe për Gjilanin, Prishtinën dhe Feronikelin, derisa ka bërë karrierë edhe në Shqipëri.
/Epoka e re/