Drita ‘blindon’ Bujar Shabanin
03 shtator 2019
| 12:23
Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka “blinduar” mesfushorin Bujar Shabani duke rinovuar kontratën deri në vitin 2023.
“Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin. Marrëveshja është zyrtarizuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i klubit njëherit edhe drejtor sportiv, Valon Zymberi”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.
/Epoka e re/