Drita ‘blindon’ Limanin

16 maj 2022 | 21:36

Ardian Limani ka vendosur për t’i qëndruar besnik klubit të Dritës. Kapiteni ka vazhduar kontratën me gjilanasit edhe për tri vite të tjera.

Drita i ka dëshiruar suksese në vazhdimësi Limanit, duke theksuar se bashkë synojnë suksese edhe më të mëdha.

Njoftimi nga Drita FC:

Kapiteni besnik ndaj DRITËS, Limani edhe tri vite me ne

Klubi ynë dhe kapiteni Ardian Limani do të vazhdojnë bashkë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera.

Në prani të Drejtorit Sportiv, z. Valon Zymberi në ambientet e klubit sot kapiteni ynë ka nënshkruar kontratën e re.

FC DRITA i dëshiron suksese në vazhdimësi Ardit, që bashkërisht  të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Kujtojmë që Ardian Limani u ribashkua me ne në vitin 2017-të dhe që atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit dhe sukseseve tona.

Na priftë e mbara, Ardi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
McDonald’s i SHBA-së njoftoi sot se ka nisur një proces…