
Drita ‘blindon’ Namanin
Kampionia e re e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka vazhdura marrëveshjen e bashkëpunimit me mesfushorin Hamdi Namani.
Namani një vit me parë iu bashkua klubit gjilanas nga skuadra e Llapit. Ai do të jetë pjesë e kampionëve të Kosovës edhe për dy vite të tjera.
“Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për dy vitet e ardhshme me Hamdi Namanin-Lumi. Lumi një vit me parë erdhi nga ekipi i Llapit ku ishte edhe kapiten dhe u ambientua mjaft mirë me ekipin tonë ku arriti të shpallet kampion i Kosovës për herë të parë në karrierën e tij dhe ishte dëshirë e dyanshme për të vazhduar se bashku! Lumi do të jetë bardh e kaltër deri në qershor të 2022. Paçim fat në garat ndërkombëtare LUM”, thuhet në njoftimin e Dritës.
(Veton ZYMBERI)