Drita deklasoi KEK-un. Drenica befason Llapin
19 gusht 2018
| 19:15
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani e ka deklasuar KEK-un, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.
Nga dy gola për skuadrën vendase i shënuan Betim Haxhimusa dhe Endrit Krasniqi, kurse një tjetër e shtoi mbrojtësi Fidan Gërbeshi.
Në ndeshjet tjera Flamurtari e mposhti Ferizajn (1-0), dhe Ballkani e mposhti Lirinë (0-1). Befasinë më të madhe në këtë xhiro e shkaktoi Drenica duke e mposhtur në Podujevë, Llapin (0-1).
/Epoka e re/