Drita deklason në miqësore skuadrën hungareze

16 janar 2024 | 16:01

Drita ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore që po e zhvillon në Turqi.

Skuadra gjilanase e drejtuar nga Zekirija Ramadani është përballur me ekipin hungarez Vasas FC, të cilën e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-1.

Blerim Krasniqi e hapi serinë e golave ku realizoi në minutën e 12-të për 1-0.

Mysafirët barazuan dy minuta më vonë, para se Muharrem Jashari të shënonte në fundin e pjesës së parë për 2-1.

Gjilanasit dominuan edhe në pjesën e dytë ku realizuan edhe katër gola të tjerë.

Blend Baftiu, Muharrem Jashari, Albin Prapashtica dhe talenti i madh gjilanas Meris Maliqi shënuan për rezultatin përfundimtar 1-6.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Komunës së…